×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët kërkojnë strategji të qartë karshi pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 10:35

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka diskutuar lidhur me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.


    Kryesuesi i Komisionit, Haki Abazi, tha se në bashkëbisedim me ministren e MPJD-së do të marrë informacione se si ka qenë qasja karshi këtyre pesë vendeve.

    “Aspirata jonë është që të marrim edhe ulëse në Kombet e Bashkuara. Njohja e këtyre pesë vendeve është afatgjate dhe cila është narrative që ne ju kemi qas këtyre pesë vendeve”.

    Deputetja e AAK-së Time Kadriaj tha se Kosova ka aspirata të mëdha, derisa shtoi se takimet bilaterale pandemia i ka penguar.

    Kadriaj po e sheh të gabueshme qasjen e ministres Donika Gërvalla karshi këtyre proceseve.

    “Kjo është një pengesë e madhe, sepse Kosova ka aspirata ta më të mëdha, sepse ne dëshirojmë të jemi pjesë e OKB-së dhe NATO-s. Liberalizimi dhe njohja e pesë vendeve duhet me qenë kërkesë dhe ditëve të fundit kemi pasur handikap për takime për shkak të pandemisë.

    Mundemi me i thirr shoqërinë civile dhe me bisedua edhe me ta, politika e BE-së është se disa vende kanë avancuar dhe ne kemi mbet. Kriteri i krimit dhe korrupsionit nuk është se përfundon këtu, dhe nuk duhet të bëhet gabim sërish”.

    Të nevojshme po e sheh krijimin e strategjisë dhe bashkëpunimin me Qeverinë për mënyrën e qasjes karshi pesë vendeve që s’e kanë njohur Kosovën, po vlerëson deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

    “Arsyeja se ato nuk na njohin për shkak të problemeve të brendshme politike. Nëse ne flasim në nivel parlamentar, e vetmja mënyrë që mundemi me pas kontakte menta është përmes komisioneve. Ne duhet të kemi një strategji në bashkëpunim me Qeverinë se si qasemi këtyre pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën”.

    Komisioni në mbledhjen e sotme i ka propozuar Kryesisë së Kuvendit formimin e 56 grupeve të miqësisë.

    “Ne kemi kërkuar me shkrim nga grupet parlamentare për krijimin e 56 grupeve të miqësisë dhe deri më tash janë përgjigjur vetëm AAK-ja dhe LVV-ja”, tha Abazi.

    Kadriaj ka kërkuara nga anëtarët e Komisionit që të angazhohen në formimin e këtyre grupeve të miqësisë.

    Ndërsa Musliu-Shoshi tha se është e nevojshme që rregullorja të ndryshojë, raporton EO-ja.

    “Rregullorja të grupet e miqësisë patjetër që duhet me pas ndryshime dhe rregullorja mendoj që duhet me pas një përmirësim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!