Deputetët e Kosovës do t’u drejtohen ulëseve të Kuvendit në seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor, të hënën në ora 10:00.
Në këtë seancë ndër të tjera pritet të formohet Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve në Bordin e RTK’së.
Rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.