Në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë, disa deputetë serbë u paraqitën me maska që mbanin stemën e Asociacionit të Komunave Serbe, transmeton Reporteri.
Deputetët serbë me prejardhje nga Kosova, Danijela Vujiçiq, Milan Saviq dhe Lubomir Maric, të cilët vijnë nga lista zgjedhore e Partisë Progresive Serbe, u zgjodhën deputetë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në 21 qershor të këtij viti.
Në seancën e sotme, mandatarja për formimin e Qeverisë, Ana Bërnabiq, do të paraqes ekspozenë e saj para deputetëve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.