Deputetët opozitarë kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, raporton gazeta online Reporteri.net.
Anëtarët e Komisionit Hetimor për Tekstet Shkollore kanë bërë kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale, me arsyetimin se subvencionimi i teksteve shkollore nga MASHTI ka shkelje ligjore.
Një raport nga mbledhja e fundit e Komisionit Hetimore Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore , përmban konstatime se ky proces është përcjell me parregullsi.
Një nga to është dyshimi i keqpërdorimit të rreth 6.3 milionë euro. Po ashtu, është specifikuar edhe shkelja e Ligjit të Arsimit parauniversitar pas ndryshimit të praktikës nga shpërndarja e teksteve, në subvencionimin e prindërve për blerjen e tyre.
Anëtarët e Komisionit Hetimor për Tekstet Shkollore thanë se nëse këtë raport nuk e merr parasysh Kuvendi i Kosovës, ai do t’i përcillet Prokurorisë. /Reporteri.net/