×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Deputetët, paga 3.3 milionë – dreka 80 mijë Euro, nga 50 në 5000 euro secila

    Reporteri
    20 Qershor 2025 | 20:09

    Gjatë vitit 2024, Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar një total prej 3.7 milionë Eurosh për 120 anëtarët e saj të zgjedhur. Pjesa më e madhe ka shkuar në pagat për ta, me totalin gjatë 12 muajve 3.3 milionë Euro (ose 3.373.423.60 saktësisht).

    Pjesa tjetër janë në kategorinë “mallra e shërbime”, ku përfshihen bileta avioni, akomodime, mbushje telefonike, mëditje si dhe dreka zyrtare, raporton Interaktiv Talks.

    Për këtë të fundit, Kuvendi ka shpenzuar gati 80 mijë euro në vitin 2024, ose saktësisht 79.177 Euro.

    Drekat kanë qenë nga simbolike si ajo që Saranda Bogujevci shtroi për Ambasadorin e Britanisë dhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku (50 euro), deri të tilla si ajo për një delegacion të Frankofonisë.

    Fatura ku shkruan “Pije dhe ushqim për 100 persona”, kushtoi plot 5249 Euro. Për më shumë shpenzime, shikojeni videon në vazhdim:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!