×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi

    Deputeti Berisha denoncon në polici një anëtar të partisë së Elbert Krasniqit, thotë se u sulmua e u ofendua nga ai

    Reporteri
    21 Qershor 2025 | 23:02

    Veton Berisha, deputeti i Kuvendit të Kosovës, përmes një postimi ka thënë se gjatë ditës së djeshme ai është sulmuar, kanosur dhe ofenduar Fazli Stollaj, i cili është anëtar i anëtar i kryesisë së IRDK-së parti kjo e drejtuar nga Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Berisha, ka shkruar edhe se kjo ka ndodhur në objektin e Qeverisë së Kosovës pas fjalimit të tij drejtuar në takimin e organizuar nga zyra e kryeministrit për çështje të komuniteteve me rastin e shënimit të “24 Qershorit” ditës memoriale të komunitetit Egjiptian.

    Ai ka njoftuar edhe se e ka denoncuar Stollajn në Policinë e Kosovës.

    Postimi:

    Dje jam SULMUAR, jam KANOSUR dhe jam OFENDUAR nga FAZLI STOLLAJ anëtar i kryesisë së IRDK-së parti kjo e drejtuar nga ministri Elbert Krasniqi! ⛔️

    Kjo ka ndodhur dje në objektin e Qeverisë së Kosovës pas fjalimit tim drejturar në takimin e organizuar nga zyra e kryeministrit për qështje të komuniteteve me rastin e shënimit të “24 Qershorit” ditës memoriale të komunitetit Egjiptian!

    Si duket fjalmi im i sinqert ishte i padurueshëm për

    z.Stollaj dhe plotë të tjerë aty!

    E gjithë ngjarja ka ndodhur me przencën e pjesëmarrësve të takimit!

    Sigurisht pas pritjes për një kërkimfalje sot kam vendosur rastin të ja besoj drejtësisë duke e denoncuar z. Stollaj në POLICINË e Kosovës!

    Ne vazhdojm me i përfaqësu egjiptianet ashtu siç na ka hije!

    Ne e kemi guximin për të e thënë të vërtetetën! Shih videon e publikuar!

    I tronditur nga ngjarja

    Veton Berisha

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!