Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, sot do të intervistohet në Gjykatën Speciale. Paralajmërimin e ka bërë vet Shala përmes një postimi në rrjetet sociale.
Si njëri ndër eprorët e UÇK-së, ai ka thënë se nuk e heq asnjë shkronjë nga e kaluara e tij.
“Të dashur miq, Ju njoftoj se sot, më 7 shtator, në cilësinë e dëshmitarit, po i përgjigjem ftesës për intervistë nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Sot dhe përjetësisht krenar që pata nderin të luftoj për ty Kosovë, UÇK, dhe ju familja ime!”, thotë Shala.
Ai ka marrë ftesë nga Specialja më 5 shkurt të vitit 2020.
Shala ka thënë se asnjëherë nuk është ndjerë me i nderuar se sa kur ka qenë pjesë e UÇK-së.
Kujtojmë se javën e kaluar për dy ditë rresh është intervistuar nga Specialja, një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish anëtar i shtabit të përgjithshëm, Ali Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.