×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti gjerman: Ndoshta vitin tjetër hiqen vizat për Kosovën

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 13:04

    Deputeti gjerman Peter Beyer, është pyetur nga gazetarët sot lidhur me liberalizimin e vizave.


    Beyer tha se Gjermania vazhdon ta mbështesë Kosovën në këtë process dhe ndoshta vizat mund të liberalizohen vitin tjetër.

    “Është e rëndësishme dhe ne ende iu mbështesim në këtë proces, por të jem i sinqertë, kam pritur që të ndodhë diçka këtë vit, tani ky vit gati po përfundon dhe ndoshta do të ndodhë vitin tjetër”, ka thënë Beyer, shkruan Reporteri.net.

    Haradinaj kishte premtuar liberalizim vizash para Krishtlindjeve, por duke pare se parashikimi i tij nuk po del i saktë, kryeministri në detyrë ditë më pare dha një parashikim të ri duke thënë se vizat mund të hiqen në pranverën e vitit të ardhshëm. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!