×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Haxhi Shala kalon në AAK

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 14:48

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala prej sot ka kaluar në partinë e Ramush Haradinaj, AAK.


    Shala deri sot ishte pjesë e Nismës Socialedemokrate.

    Lajmin e ka bërë të ditur lideri i AAK-së, i cili ka thënë se me Shalën vendosën që bashkërisht t’i shërbejnë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës.

    Njoftimi i plotë:

    Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

    Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës.

    Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!