Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj këto ditë është parë nën shoqërinë e dilerit të drogës, Naser Kelmendi.
Periskopi ka siguruar një fotografi teksa deputeti i Kuvendit të Kosovës shihet nën shoqërinë e Kelmendit, në një nga lokalet e Pejës.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 1 shkurt të vitit të kaluar e kishte dënuar me gjashtë vjet burgim Naser Kelmendin, të akuzuarin për vrasje të rëndë dhe vepra që lidhen me narkotikë.
Mirëpo, Kelmendi më 2 gusht të vitit 2018, ishte lëshuar në liri pasi Gjykata e Apelit të Kosovës kishte vendosur për rigjykimin për pikën e aktakuzës në të cilën ai ishte shpallur fajtor me vendim të shkallës së pare.
Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë shpalli në atë kohë Naser Kelmendin fajtor në pika 8 të aktakuzës që e akuzon atë me shitjen e 25 kilogramëve të substancës narkotike, heroinës së bardhë.
Kelmendi u lirua nga akuza për krim të organizuar, si dhe për organizimin e vrasjes së Ramiz Delaliq apo vrasjes së Delaliq, që thuhet se është kryer në vitin 2007 në Sarajevë.
Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 nga Policia e Kosovës pasi u kërkua me fletëarrest ndërkombëtar nga Bosnja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.