×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së ironizon me koalicionin LDK-VV: Për tre muaj NATO e kapitulloi Jugosllavinë, këta ende nuk i ndanë karriget

    Reporteri
    10 Janar 2020 | 20:49

    Këshilltari politik për kategoritë e luftës i kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj tashmë deputet nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla ka komentuar bisedimet rreth arritjes së marrëveshjes mes LVV dhe LDK-së.


    Syla në një shkrim në Facebook, ua ka përkujtuar afatin e dhënë nga Presidenti Thaçi afat dhënë liderit të VV-së, Albin Kurti për ta nominuar kandidatin për kryeministër të vendit.

    Tutje, Syla thotë se vetëm 3 muaj i janë dashur NATO-s që ta kapitulloi Jugosllavinë ndërsa VV dhe LDK ende nuk po mund të arrijnë marrëveshje për koalicion.

    Shkrimi i plotë:

    Dyzet e tetë orë thanë.

    Nuk po e shikojnë mbase kalendarin që të shohin se kaluan tre muaj.

    Për tre muaj, NATO e kapitulloi Jugosllavinë, e këta ende nuk i ndanë karriget.

    E për shkak të pangopshmërisë së tyre për pushtet, deputetët do marrin pagë pa punuar asnjë ditë.

    #qeveriaeshpresës?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!