×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së: Komisioni Hetimor ka gjetur lëshime në subvencionimin e teksteve shkollore

    Reporteri
    18 Tetor 2024 | 23:39

    Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka folur për dështimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.

    Dreshaj tha se përkundër asaj se ka pasur gjasa për të përmbyllur si duhet misionin e vet, fatkeqësisht në dy mbledhjet e fundit ka pasur mungesë të deputetëve të partisë në pushtet.

    “Arsyetimet e shumicës parlamentare për bojkotin e tyre në mbledhjet e komisioneve dhe të seancave parlamentare, që ndërlidhen në mos-nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Dreshaj sqaroi se mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor Parlamentar për subvencionet e teksteve shkollore nuk ka pasur të bëjë me agjendën e deklaruar nga deputetët e partisë në pushtet. “Agjenda e këtij komisioni është hetimi i subvencionimit të teksteve shkollore për nxënësit tanë”, tha Dreshaj në RTK.

    Sipas tij, janë gjetur lëshime të mëdha në këtë çështje, qoftë në procesin e subvencionimit të teksteve, qoftë në procesin pagesës, në procesin e shpërndarjes dhe kohës së shpërndarjes.

    Tutje, Dreshaj shtoi se këto gjetje implikojnë Ministrinë e Arsimit në veprime e hapa që nuk kanë qenë të nevojshme dhe që nesër mund të jenë objekt të hulumtimit nga organet kompetente. Ai vuri në dukje rritjen e buxhetit në këtë ministri në subvencionimin e teksteve shkollore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!