×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së publikon dokumente të reja për krimet e serbëve në Kosovë

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 10:16

    Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka vazhduar me publikimin e dokumenteve që Serbia ka kryer në Kosovë.


    Kësaj radhe, ai ka pyetur presidentin Vuçiq, nëse masakrat për të cilat është përgjegjës Lubomir Dikoviq, janë meritë e gradimit të tij.

    Postimi i plotë:

    Z. Vuçiq, a janë masakrat që kreu në Kosovë, meritë që e gradove Gjeneralin Dikoviq?
    Lubisha Dikoviq, ishte komandant i Brigadës 37 të Motorizuar. Nën komandën e tij ishin mbi 4500 ushtarë, që vepronin kryesisht në Kosovën Qendrore.

    Janë rreth 450 shqiptarë civilë të vrarë në zonën e përgjegjësisë së tij, shto këtu dhunimet dhe deportimin e popullatës.

    Në dokumentet që do paraqes, argumentohet urdhëri i tij për “pastrimin e territorit” ku përpos se u zhvarrosën viktimat shqiptare, kryesisht nga Izbica dhe fshatrat përreth, u urdhërua edhe ekzekutimi i kafshëve.

    Shumë prej mbetjeve mortore të viktimave, janë gjetur në fshatin Rudnica në Serbi. Ndërkohë, përpos se asnjë gjykatë nuk është marrë me dosjen Dikoviq.

    Në kohën e pushtetit të Vuçiqit, ai u shpërblye me detyrën e shefit të shtabit të Ushtrisë Serbe, në vitet 2011-2018. Z. Vuçiq a janë krimet që kreu në Kosovë, meritë e gradimit të tij?

    https://www.facebook.com/gazmendsyla039/posts/1063863630718014?__xts__%5B0%5D=68.ARCQhu5USM9lv5vRpBzjP-m0AFnNQEMtIvjK0JaXNK8nnhPxrQTvBXKolcmOe03fC24MnZMznGzRUPDbDDSbkAy-RgdG4uOQfWhO-B_RMGSPSf2V9ofT4qpgJIVGPGYAfG39HU_XTlL_7La88kdlZX_51gEWAgcGMXe7Y3Kd1RwNu5Yn4OMwEOkkhqwplM4le0QB4c1p1XsLmghMqWxh0xkF37Pv4rckg5X8kKVy-vk6OrJit17Xen67ZALK9rb–A1s2HyIEDx1cXdCCSS8SFs40kiRnxd5OhLEELIDHkflRRfpo-_2rURNtgeYdcsEUpas3K_4IlHqykGHhKGffdc1Lg&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!