×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së thotë se e qerasi me kafe për pikë të qejfit të akuzuarin për trafikim me drogë

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 23:10

    Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj është takuar me Naser Kelmendin, i cili akuzohet për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar.


    Përmes një shkrimi në Facebook, Demaliaj ka shkruar se Kelmendin e ka ftuar për kafe, si dhe ka kërkuar që të qëndrohet larg paragjykimeve sepse ai është fytyrë publike dhe rri me të gjithë qytetarët e këtij vendi.

    ”Me këtë malësorin e Kelmendit të Rugovës..!! Për pikë të qejfit e thirra me ja qitë nji kafe se u munduan me na anatemuar dhe me e lidhë politikisht miqësinë tonë 25 vjeçare..!! Edhe Naseri nuk o plakë hiq por ju kisha lutur të rrini larg paragjykimeve sepse jam figurë publike dhe unë rri me të gjithë qytetarët e këtij vendi..!!! Më flasin ju flas dhe ndihem i çliruar nga çdo gjë sepse ndihem i pastër dhe nuk i kam borgj askujt dhe askush smë ka borgj në këtë vend..!!! Flm z.Naser Kelmendi që ju përgjigje ftesës për kafe bashkë..!!!”, ka shkruar Demaliaj, ndërsa ka postuar dhe një foto me Kelmendin, shkruan Reporteri.net.

    Ky i fundit është i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar.

    Ai është liruar para një viti me vendim të Gjykatës së Apelit.

    Kelmendi ishte liruar nga paraburgimi dhe rasti i tij ishte kthyer në rigjykim në shkallën e parë për pjesën të cilën ka qenë i dënuar.

    Kelmendi ishte dënuar më gjashtë vjet burgim, më 1 shkurt të këtij viti, për shpërndarje të drogës.

    Ai ishte gjetur fajtor për pikën 8 të aktakuzës, e cila thotë se ai ka vepruar në Bosnje e Hercegovinë me tre burra të tjerë duke vënë në qarkullim 25 kg substancë narkotike të tipit heroinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!