×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së thotë se serbët arrestimin e Daut Haradinaj mund ta shohin vetëm në ëndërr

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 16:48

    Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së ka shkruar për ndalimin disa minutësh që iu bë deputetit Daut Haradinaj në Vjenë.


    Në fillim kishte ekzistuar një frikë se deputeti mund të ishte arrestuar nga forcat e sigurisë austriake pasi që për të ekziston një fletëarrest i lëshuar nga Serbia.

    Por Haradinaj ka konfirmuar se nuk është arrestuar në kryeqytetin e Austrisë dhe se është i lirë.

    “Nuk vlejnë ma letrat e Serbisë. Ata mund të shohin vetëm në ëndërr arrestimin e Daut Haradinaj”, ka shkruar deputeti Rasim Selmanaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!