Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur rreth zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.
Kelmendi ka thënë në T7, se LDK-ja mund të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, një parti me të cilën ai vetë ka pasur vazhdimisht përplasje.
Sipas Kelmendit, LDK-ja do të mund të lidhte koalicion me patinë e Albin Kurtit “për shkak të interesit”.
Por, ai ka paralajmëruar partinë e tij se një koalicion me VV-në do të mund t’i bënte dëm LDK-së dhe një qeverie që do të mund ta formonin këto dy parti.
“VV-ja ka qëndrime më socialiste, më komuniste, nuk janë të akceptueshme nga bota perëndimore”, është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.