Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka hedhur akuza ndaj kryesuesve të Ekipit Negociator për krijimin e të cilit Gjykata Kushtetuese tha se nuk është në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.
Selmanaj ka deklaruar se ekipi negociator i krijuar me rezolutë në Kuvend nuk kishte dijeni se çka po përfaqësonte.
Ai për ekipin ka thënë se ata vetëm harxhuan paratë e shtetit duke marrë familjarë të tyre në ekip dhe me udhëtime në Bruksel.
Tutje Selmanaj tha se ekipi madje as nuk kishte një plan se çka do vepronte.
“Kanë thënë se do të shkojnë në Tiranë, pastaj do të shkojnë në Luginën e Preshevës e kështu me radhë për të shikuar gjoja të drejtat e shqiptarëve atje”.
Tutje, Driton Selmanaj, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur Kushtetutën.
Selmanaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë veprim antikushtetues kur krijoi ekipin negociator.
“Ata mund të thonë se veprimin e ka bërë Kuvendi”, ka thnë Selmani.
“Po LDK dhe Vetëvendosje nuk kanë votuar këtë rezolutë. Ata e kanë keqpërdorur PSD-në si dhe PSD ka keqpërdorur Qeverinë”
Tutje Selmanaj cek se shkelës të Kushtetutës janë Qeveria dhe si të tillë duhet të japin llogari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.