×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: Gjarpri po vazhdon të kafshojë, por tani viktima tjera

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 23:50

    Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kujtuar një postim që ai e kishte bërë në prill të  vitit 2018.


    Ai teksa ka postuar një fotografi të kreu të AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë kohës sa ishte kryeministër ka shkruar se  kur fle me gjarprin në një fole, ai të kafshon edhe kur je në gjumë.

    “Kur fle me gjarpërin në nje fole, ai të kafshon edhe atëherë kur je në gjumë. Atëherë edhe kur se pret. E kur je në gjumë të thellë , akoma mendon që kafshimi i tij ishte vetëm ëndërr. Derisa të mendon që ishte endërr e keqe, helmi i tij ka për të vepruar gjatë gjumit aq shumë sa më kur të zgjohesh ske për ti vyer askujt. Flej flej”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10218848108371382

    Kujtojmë se Haxhi Avdyli ishte një nga tre deputetët e LDK-së që votuan kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kuri. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!