Edhe pse nuk ka një datë të saktë se kur do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të LDK-së, tashmë zyrtarisht kanë dale deputet të caktuar të LDK-së, që nuk e shohin shumë të denjë Isa Mustafën ta marrë edhe një mandat katër vjeçarë për ta udhëhequr partinë.
Deputeti i LDK-së nga Prizreni, Haxhi Avdyli, nuk beson se Mustafa ta rrit partinë.
“Isa Mustafa nuk mund ta rritë partinë më shumë se kaq. Nuk e di a i fton zgjedhjet, por është e padrejtë dhe askush nuk mund t’i thotë që Isa Mustafa nuk mund të konkurrojë. Që të jetë një garë fer, duhet të jetë me kuti të mbyllura dhe të mos ketë zgjedhje me aklamacion”, ka deklaruar Avdyli në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej tha se ka një gatishmëri brenda partisë për të mos u dëmtuar LDK-ja dhe të mos përçahet partia.
Kujtojmë se nënkryetari Lutfi Haziri disa herë ka deklaruar se nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda partisë për kryetarin, ai do të kandidojë për të marrë kreun e LDK-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.