×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së godet keq Sejdiun: U sarrakuqe për ta kritikuar Thaçin por jo Mustafën

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 22:33

    Ndërsa Fatmir Sejdiu hapur po lë mundësinë të kandidojë për kreun e LDK-së, poashtu hapur deputet të caktuar të kësaj partie po dalin kundër, me arsyetimin se nuk po e shohin të “denjë” për të parin e partisë për arsye se nuk po “guxon” të flet hapur kundër presidentit aktual Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.


    Deputetit të LDK-së nga Prizreni, Haxhi Avdyli, aspak nuk i ka pëlqyer intervista që Sejdiu ka dhënë të hënën mbrëma në T7 veçanërisht kur është pyetur për drejtimin e shtetit nga presidenti Thaçi.

    Avdyli përmes një postimi në Facebook ndërsa ka renditur një varg kritikash ndaj Thaçit, kka pohuar se çdo pretenent për kryetar të LDK-së derisa sarrakuqet për ta kritikuar punën e Thaçit nuk do duhej as të pretendonte ta merrte kreun e partisë.

    Postimi i deputetit Avdyli:

    Çdo pretendent për lider të LDK-së që sarrakuqet nga frika për të kritikuar punën së Hashim Thaqit, s’do duhej as të pretendoj fronin e LDK-së. Sepse LDK ka nevojë për lider guximtarë që thotë hapur kritikat por edhe autokritikat, por edhe LDK-në e mban si parti të parë e jo patericë.

    Pyetja në 2 intervistat e Presidentit Sejdiu, si e vlerësoni punën e HTH si president?.

    Pa përgjigje, pa asnjë fjalë kritike. Gati sa nuk filloi edhe ta lëvdonte.

    S’di pse ka frikë një politikan i kalibrit të Presidentit Sejdiu për të thënë qartë se regresi i këtij vendi fillon me ardhjen në pushtet të HTh.

    Me të filloi keqqeverisja , me të filloi keqpërdorimi i parasë publike, me të lulëzoi nepotizmi e korrupsioni.

    Hashim Thaçi e solli gjykatën speciale , ai e shtroi në tavolinë shkëmbimin e territoreve tona e shumë të këqija tjera. Por Presidentit si shpëtoi asnjë fjalë edhe pse pyetjet ishin direkte.

    Kurse për Isa Mustafën kishte shumë për të thënë. Ndoshta do t’i falej edhe kjo, po ta kishte të njëjtin guxim edhe me Hashimin por jo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!