×
  • Lajme
  • Lajme

    Shenja se koalicioni është gati, deputeti i LDK-së: Me 26 dhjetor pres t’i gëzojmë qytetarët

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 20:29

    Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, u shpreh se shpreson që me datën 26 dhjetor të gëzoj qytetarët me një koalicion të mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.


    Ai u shpreh që do të angazhohet që kërkesat e qytetarëve për një koalicion mes dy partive të bëhet realitet.

    Kujtojmë se dje pas gati një javë pauze, krerët e të dy partive kanë zhvilluar një takim tjetër, por pa ndonjë rezultat konkret.

    Postimi i plotë i Fatmir Rexhepit:

    Të dashur miq, qytetarë dhe bashkveprimtarë të Lidhjës Demokratike në Kosovë dhe Diasporë.
    Me kënaqësi dhe me respektin më të madh po ju drejtohem sot dhe në prag të festave të fundvitit si dhe të Jubileut të veçantë – 30 Vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës .. GËZUAR SË BASHKU ..

    Njëherit si njëri nga anetarët themelues të LDK-së në Gjilan, shpreh falenderimin tim për të gjithë anetarët dhe bashkëveprimtarët që për tri dekada rresht dhe në mirëbesim të plotë e përkrahëm njëri tjetrin dhe u rreshtuam përkrah Levizjës Demokratike më të madhe të shqiptarëve të drejtuar nga Presidenti RUGOVA në kohët më të vështira të popullit të Kosovës për Liri, si dhe qëndruam besnik në të gjitha sfidat e ndërtimit të Pavarësisë, Demokracisë dhe Shtetit të Kosovës.

    Duke ju falenderuar për besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe 30-vjeçare, që të jam përfaqësuesi i vullnetit tuaj në të gjitha forumet më të larta të Partisë dhe të Shtetit do vazhdoj të jem në mbështetje të plotë dhe në krah të forcave progresive në parti dhe forume të cilat e respektojnë vullnetin dhe kontratën e elektoratit të shprehur edhe në zgjedhjet e 6-Tetorit, për ndërtimin e institucioneve në frymën e ndryshimeve në Qeverisjën e vendit.

    Unë si deputet do angazhohem që mesazhi dhe kërkesa e qytetarëve për marrëveshje politike mes LVV–LDK të bëhet realitet në frymën e një koncensusi të plotë për qeverisje të vendit që sot vlerësohet dhe shihet si e vetmja alternative dhe shpresë për të ardhmen e vendit.
    Prandaj pres që me 26 Dhjetor ti gëzojmë qytetarët tanë me Parlament dhe Qeveri të Re, duke i hap rrugë zhvillimit ekonomik, forcimit të demokracisë dhe të drejtesisë, arsimimit me të mirë, ngritjen e mirëqenies dhe standardit për të gjithë qytetarët, krijimin e ambientit më të mirë për investime dhe punësim si dhe forcimit të diplomacisë dhe proceseve integruese euro-atlantike.

    Kështu, po bëhen dyzet vite rresht në angazhimet e mia profesionale, ekonomike dhe institucionale ku me përparesi kam investuar në ruajtjen e traditave të mira morale dhe politike dhe në progresin e shoqerisë kosovare si dhe ne afirmimin e brezave të reja si vlerë e shtuar e së ardhmes, prandaj unë edhe sot dua të besoj shumë në këto vlera dhe në alternative të re të Qeverisjes demokratike.

    Me ju sëbashku, ju faleminderit.
    Fatmir Rexhepi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!