×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së i reagon Apostolovës: Shembullin e PDK-së ofroju partive tuaja në Bullgari

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 15:32

    Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka mirëpritur vendimin e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për largimin nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale zyrtarët e kësaj partie që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.


    Apostolova në një postim në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar se ky është një shembull që duhet të ndiqet edhe nga partitë tjera politike.

    Ndaj kësaj deklarate  ka reaguar deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli i cili e ka pyetur Apostolovën se pse duhet ndjekur shembullin e një partie, e cila sipas tij qe 11 vite me radhë ka zhvatur me pushtetin, shkruan Reporteri.net.

    “Shembullin e PDK-së mos na e ofro neve, por që të pëlqen aq shumë prezantoje tek partitë e juaja në Bullgari”, ka thënë ndër të tjera deputeti Avdyli.

    Postimi i plotë:

    Ambasadorja Apostolova paska shkretu duke thënë që partitë tjera duhet ndjekur shembullin e PDK-së. Cilin shembull zonja Ambasadore, 11 vjet vjedh, blej, privatizo, korrupto, kërko haraq, merr fajde. Cilin shembull ambasadore , 11 vjet blej e manipulo zgjedhje, 11 vjet vendos njerzë të korruptuar nëpër institucione nga drejtesia, arsimi e çdo segment të shtetit. 11 vjet keqqeverisje e zhvatje të shtetit dhe në fund hajde ti largojmë ata që u nxunë me pelë për dore. Ata po largohen jo pse keqpërdoren pushtetin, por pse u zunë e dolën në publik. Çfarë shembulli ka dhënë PDK që duhet me ndjek, atë që të gjithë kryetarët e komunave ishin me aktakuza e qeverisën në mandate të plota, apo ata ministra që për 10 vjet udheheqen ministritë herë nga gjyqet e herë nga zyret. Cilin shembull zonja ambasadore po kerkon me ndjek ne, at të privatizimeve korruptive të tokave apo të fabrikave. Ku ishe zonja ambasadore deri tash, që zëri stu degjua për katrahurën ekonomike e politike që në masë të madhe PDK është pergjegjëse. Shembullin e udheheqjes së PDK mos na ofro neve , por që të pëlqen prezentoje si shembull për partitë tuaja në Bullgari. Shame on you Mrs Ambasador.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!