Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se “Ministria e Shëndetësisë thotë se s’ka termine për vaksinim sepse aktualisht nuk ka vaksina.”
Mustafa e ka publikuar një fotografi të platformës E-Kosova ku thuhet se s’ka termine të lira për vaksinim.
Togfjalëlishit “termine të lira”, Mustafa ia ka bërë një vizë të kuqe përmbi, ndërsa mbi të ka shkruar “vaksina”.
“Jo “termine”, por s’ka vaksina! Shkoi gjysma e 2021 e në Kosovë s’ka vaksina. ”, ka shkruar Mustafa.
Shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin se ditëve të fundit nuk po mund të aplikojnë në platformën E-Kosova për të caktuar termin, për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Atyre nuk po u jepet mundësia që në këtë platformë të caktojnë datë për marrje të vaksinës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 29 qershor, të gjitha terminet për vaksinim kundër koronavirusit janë të zëna.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.