×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së ironizon me nismën e Kadaj-Bujupit për shtesat e fëmijëve

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 23:12

    Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka ironizuar me nismën e inicuar në Kuvendin e Kosovës, nga deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi në lidhje me shtesat për fëmijë.

    Kadaj-Bujupi kishte deklaruar se shtesat për fëmijë, do të bëhen gjatë këtij viti por kjo ende s’ka ndodhur.

    E Avdyli, këto “shtesa” i ka ndërlidhur me punësimet në Telekomin e Kosovës, duke ironizuar me një status që kishte bërë deputetja e AAK-së.

    “Ky postim i nëntorit fshihte një SEKRET , që 5 muaj më pas e kuptuam. Këta e paskan pasë për fëmijët e tyre me rrogë prej Vitit të ri në PTK , e ne mendonim për 10 € shtesë për fëmijët e të gjithë Kosovarëve që kurrë nuk i morën”, ka shkruar Avdyli.

    Kujtojmë se në Telekomin e Kosovës, është punësuar burri i deputetes Kadaj-Bujupi, për të cilin, ajo tha për Koha.net se “është jurist, dhe ka 20 vjet që është i papunë”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!