Senatori amerikan David Perdue ka komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mos marrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës.
Perdue në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter, ka shkruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pas këtij shkrimi të senatorit amerikan, ka reaguar deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili thotë se është koha të mos cenohet partneriteti me Amerikën, shkruan Reporteri.net.
“Para disa orësh Senatori David Perdue, kërcënon që nêse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe ,SHBA duhet rishqyrtuar prezencën ushatarake në Kosovë.
Prandaj koha pêr vendime për të mos cenuar partneritetin Kosovë SHBA është TANI”, ka shkruar Avdyli në Facebook.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10218601931177106&set=a.4314080167833&type=3
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.