×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së konfirmon se janë pajtuar ta rizgjedhin Isa Mustafën kryetar të partisë

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 9:44

    Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi ka bërë të ditur se ekziston një pajtim midis shumicës së kryetarëve të degëve për ta përkrahur kandidaturën e Isa Mustafës për kryetar të LDK-së.


    Ai ka thënë se në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, pritet të ketë më shumë se një kandidat.

    “Askush prej kandidatëve nuk e ka pasur shumicën absolute dhe tani ata do të ulen dhe të merren vesh për një kandidaturë. Asnjëri prej tyre nuk ka pasur mundësi që në mënyrë të njëanshme ta shpallë kandidaturën dhe ta fitojë atë. Ka një pajtim mes shumicës së kryetarëve të degëve për ta përkrahur kandidaturën e kryetarit aktual, Isa Mustafës”, ka thënë deputeti Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!