×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: Kurti më kërkoi takim në ora 22:00 që të mos e votoj Qeverinë Hoti

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 12:46

    Deputeti i LDK’së, Hatim Baxhaku, thotë se pak para votimit të Qeverisë Hoti, një bashkëpunëtor i Albin Kurtit i ka kërkuar të mos e jap votën pro Qeverisë dhe i ka thënë se Kurti dëshiron të takohet me të.


    Baxhaku i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje të mos e quajnë Qeverinë e Avdullah Hotit “koti”, sepse asaj i ka dhënë legjitimitet Gjykata Kushtetuese.

    Ai thotë tutje se Kurti nuk ka dallim nga Presidenti Hashim Thaci për të cilin deputeti Haxhi Shala kishte thënë se i ka shkuar në shtëpi pas mesnatës për t\i kërkuar ta votojë Qeverinë e Avdullah Hotit. Baxhaku thotë se edhe një i afërt i Kurtit i ka thënë në orën 22:00 të takohet me liderin e LVV’së.

    “Kam pasur një telefonatë nga një bashkëpunëtor i Kurtit që të mos e votojë Qeverinë Hoti. Dhe pasi i kam thënë se do ta votojë qeverinë legjitime, më ka thënë se edhe z. Kurti do një takim me mua,, ka qenë rreth ora 10 e natës. Domethënë dallimi këtu nuk është mes Albinit dhe Hashimit, por është e Hatimit”, ka thënë Baxhaku

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!