×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: Partitë në pushtet provuan të na pengojnë për rastin e gylenistëve

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 21:24

    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, njëherit anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, ka akuzuar partitë në pushtet për pengimin e përpjekjeve për zbardhjen e rastit.


    “Partitë në pushtet provuan të na pengojnë për rastin e të ashtuquajturve gylenistë” ka deklaruar Selmanaj për televizionin T7.

    Ai po ashtu ka thënë se ambasadat perëndimore në Kosovë “shqetësohen për kapjen e shtetit nga politika”.

    Ai i është referuar qortimeve ndaj Kosovës nga ambasada amerikane, ajo britanike dhe ajo gjermane, për rastin e gylenistëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!