Shkëmb Manaj, i cili u zgjodh deputet nga LDK në zgjedhjet e 6 tetorit thotë se duhet të ndodh marrëveshja me VV-në dhe të respektohet vullneti i qytetarëve.
Ai thotë se nuk ka kohë për t’u humbur sepse ndryshimi pozitiv i duhet vendit, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Duhet të ndodh #LIDHJA e marrëveshjes politike që të filloj #LËVIZJA e Kosovës përpara sepse ky është vullneti i qytetarëve të Republikës sonë i shprehur me votën e lirë me datën 6 Tetor 2019.
Këtë rezultat të zgjedhjeve duhet ta materializojmë duke i dhënë vendit një qeveri dhe institucione demokratike që funksionojnë mbi bazë të ligjit e kushtetutës dhe që përfaqësojnë besimin qytetarë të afër 430 mijë votuesve.
Ne (LDK dhe LVV), duhet të përfaqësojmë vullnetin e sovranit për ndryshim, prandaj duhet të dakordohemi për një marrëveshje politike, të ndërtuar mbi parimin themeltar të mirëbesimit dhe sipas një formule të balancuar që siguron përfaqësimin dinjitoz të dy subjekteve tona politike në ndarjen e përgjegjësive shtetërore.
Nuk kemi kohë për të humbur.
Ndryshimi pozitiv i duhet vendit tonë !
Qytetarët e Republikës dhe miqtë e Kosovës po presin me padurim themelimin e institucioneve.
https://www.facebook.com/shkemb.manaj1/posts/3362607923755968
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.