×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së tall keq deputetin e Albin Kurtit

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 16:41

    Deputeti i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, përmes një foto të publikuar në rrjetin sociale, Facebook është tallur me deputetin e VV-së, Mefail Bajcinovcin, i cili bëri një huqje epike.


    Abrashi ka publikuar fotografi me deputetët Driton Selmanaj dhe Armend Zemaj, por në përshkrim ka ironizuar duke shkruar “një foto me Kujtim Shalën dhe Avdullah Hotin”, shkruan Reporteri.net.

    Kjo ironi është një thumb për huqjen e Mefail Bajcinovcit, i cili publikoi fotografi me Rifat Jasharin, mirëpo në përshkrim ia përziu emrin me komandantin tashmë të ndjerë, Adem Jasharin.

    “Me bacën Adem”, shkruante Bajcinovci.

    Kjo huqje ka ngjallur mjaft reagime në rrjete sociale, ku shumë e krahasuan huqjen e deputetit të VV-së me huqjen e ish-presidentes Atifete Jahjaga, e cila kishte menduar se Kosova po lunate me Azerbajxhanin në kohën kur ajo po luante me Ishujt Faroe./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!