×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së thotë se PDK ka frikë nga zgjedhjet

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 20:15

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se ish-partneri i tyre në qeverinë e kaluar, Partia Demokratike e Kosovës, ka frikë nga zgjedhjet, duke shtuar se kjo është hera e fundit që ata janë në pushtet.


    Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se frika nga zgjedhjet, është arsyeja se pse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk po e cakton datën e zgjedhjeve e Kadri Veseli nuk po thërret seancë, e që kanë për qëllim të blejnë kohë.

    “Zgjedhjet u japin frikë deri në palcë. Vullneti i qytetarëve i tmerron. Sepse e dinë se kjo është hera e fundit që i rrinë Kosovës përmbi. Njëzet vjet kapje po marrin fund – ma në fund. Ai madje tregon se kjo është arsyeja se pse Hashim Thaçi nuk po e cakton datën e zgjedhjeve e Kadri Veseli nuk po thërret seancë, e që kanë për qëllim të blejnë kohë. Prandaj dhe Hashimi i PDK-së nuk cakton datë. Qeveri e rënë, e dorëhequr- dhe asnjë fjalë. Prandaj dhe Kadria i PDK-së nuk thërret seancë. Në blerje të vazhdueshme kohe, për aq sa mund të zgjasë”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!