Deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj ka bërë një huqje rreth Spanjës, duke folur për shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.
Në një intervistë për RTK-në, Demaliaj pretendon se shtetet e Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, janë shtete që shumicën e popullsisë e kanë të besimit ortodoks.
Ai aty përfshinë edhe Spanjën. Derisa moderatori i ndërhynë për t’i treguar se Spanja nuk e ka shumicën e popullsisë të tillë, deputeti i AAK-së insiston se spanjollët shumica janë ortodoks.
“Edhe Spanja janë ortodokse, një pjesë e madhe bile”, thotë ai.
Të dhënat janë ndryshe. Spanja llogaritët që ka 68.9% të popullsisë të besimit katolik.
27.1% të spanjollëve janë të deklaruar që nuk i përkasin asnjë religjioni. Derisa 2.8% e popullsisë në Spanjë janë deklaruar se i përkasin religjioneve tjera, ku mund të përfshihen edhe besimtarët ortodoks. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.