Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shkruar se marrëveshja politike në mes të VV-së e LDK-së është ndërtuar në dy vite opozitarizëm aktiv, ndaj një qeverisje të tmerrshme me të cilën është përballur vendi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Bajqinovci ka thënë se marrëveshja mes dy partive e vendos rendin dhe ligjin, apo ç’kapjen e shtetit.
“Çdo bisedë për ndarjen e përgjegjësive shtetrore, duhet të fillojë nga ky parim. Presidenca aktuale është një nga institucionet më të dedikuara në deformimin e sistemit të drejtësisë dhe të sigurisë”, ka thënë ai.
Sipas deputetit të VV-së, duhet të tregohet kujdes sa i cështjes së presidentit.
Ai shton se marrëvshja për këtë temë duhet të bëhet pas formimit të qeverisë.
“ Ne duhet të tregojmë kujdes që të mos i qasemi konceptimit të rolit të presidentit në mënyrën e njëjtë sikurse koalicionet e kaluara. Marrëveshja për Presidentin duhet të sigurojë parime e kritere për profilin dhe vlerat që duhet t’i ketë presidenti i ri. Kjo marrëveshje duhet të arrihet tek pas formimit të qeverisë. Keto vlera, nuk mund të vihen në kundërshtim me atë për të cilën jemi marrë vesh: ribërjen e shtetit ligjor dhe çkapjen e shtetit”, tha ai.