×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i papërcaktuar thotë se LDK-ja duhet të bëjë koalicion me VV-në

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 23:51

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka vlerësuar se qeverinë e ardhshme të vendit duhet ta udhëheqë një koalicion prej dy partish.


    Sejdiu ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i bashkojnë forcat për të drejtuar vendin.

    “Këto dy subjekte kanë brum të mjaftueshëm brenda tyre që të ofrojnë qeverisje që ka edhe guxim edhe inteligjencë”, ka deklaruar ai në T7, shkruan Express.

    Por, ai ka thënë se “mbetet të shihet” nëse LDK’ja dhe VV’ja e bëjnë koalicionin dhe nëse ato dyja “i ofrojnë më të mirët që i kanë” për ta çuar vendin përpara.

    Ai ka këshilluar dy partitë kryesore opozitare aktualisht që të mos “fokusohen se kush do të jetë kryeministër e kush do ta udhëheq cilën ministri”.

    Prioritet, ka vlerësuar Sejdiu, duhet të jetë nxjerrja e vendit nga kriza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!