Pas dështimit të shpërndarjes së Kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, për çfarë ishin dakorduar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryeministri Albin Kurti, duket se në kampin e PDK-së zemërimi është i madh.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se në zgjedhjet e ardhshme nuk e voton asnjë koalicion ku s’është kryeministër Bedri Hamza.
“Kurrë dora ime nuk çohet ta votojë një koalicion me kryeministër Albin Kurtin. Mund të votojë çfarëdo koalicioni me Bedri Hamzën kryeministër. Është qëndrim personal që nuk e ndërroj me asnjë presion në botë”, tha Qalaj në Debat Plus.
“Nuk votoj, sidomos në raport me VV-në, asnjë koalicion ku s’është kryeministër Bedri Hamza. Kemi një greminë të madhe në mes. S’ka ndërru mendim as VV për PDK-në, as për liderët që i kemi në Hagë. As ne s’i kemi ndërruar asnjë qëndrim”, tha ai.
Qalaj nuk e mohoi koalicionin me VV-në, duke thënë se vijat e kuqe janë “mendim komunist e bolshevik”.
“Vijat e kuqe, është mendim komunist, bolshevik i dëmshëm. Vijat e kuqe i krijojnë programet nëse një parti ka program krejt të ndryshëm që nuk përputhet me programit tënd, bie nga konsiderata”, tha ai.
Ai tha se Albin Kurti nuk ka pasur asnjë ofertë për koalicion për PDK-në.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.