×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së i bën bashkë priftin dhe hoxhën në Klinë

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 14:35
    Mergim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka publikuar një foto bashkë me një prift dhe hoxhë. Këtë e ka bërë në qytetin e Klinës, i cili është i përbërë nga katolikë e myslimanë.


    “Një kafe e mëngjesit me prijësit fetarë në Klinë, Don Lorenc Sopi dhe Hoxhë Blerim Musliu”, ka shkruar Lushtaku, i cili është deputeti i tretë më i votuar në PDK.

    Aktualisht qyteti i Klinës udhëhiqet prej AAK’së derisa në dy mandatet tjera ishte në pushtet PDK’ja.

    Deputeti i PDK’së ditë më parë kërkoi nga Kryeministri i Kosovës të dëgjohet Amerika kur është fjala për taksën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!