Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se koalicioni qeverisës Vetëvendosje-LDK ende nuk e ka prezantuar programin qeveritar.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Shala ka theksuar se ky koalicion qeverisës nuk ka koordinim as për taksën 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.
Ai ka thënë se për shkak të lojës me taksën kemi edhe përkeqësim të raportëve me partnerët ndërkombëtarë. Duke folur për shkarkimet e disa bordeve nga qeveria Kurti, ai ka thënë se këto shkarkime janë bërë pa analizë të mirëfilltë. Shala ka thënë se është bërë shkelje flagrante me shkarkimin e bordit të “Trepçës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.