Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka harruar pasaportën kur ka dashur të niset për në Bruksel për të diskutuar për dialogun me Serbinë.
“Po e them kështu që për marrëveshjen finale mes Serbisë edhe Kosovës që mëndu të jetë traktat paqe përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë është punuar ndër vite brenda partive politike shqiptare, njerëzve me peshë dhe miqve ndërkombëtarë”, tha ai në emisionin dPT te Fidani në T7 .
“Deri këtu është bërë shumë punë dhe Kosova nuk e ka luksin që të shkojë në këtë fazë finale me një kryeministër, i cili ende nuk ka sjellë platformën para kuvendit, është nisur me nguti dhe pasaportë për në Bruksel. Edhe pasaportën e ka harruar, është dashur të presë aeroplani në pistë me udhëtarë që ai të vijë. Piloti, dhe kompania që është gjermane, ka thënë se duhet vetëm edhe 15 minuta që të vijë ose duhet të niset pasi nuk mund të bllokojë pistën. Është dashur policia me eskortë dhe alarme që të sjellë pasaportën për kryeministrin. I keni edhe kamerat e aeroportit. Kaq i papërgatitur ka qenë. Andaj edhe është hequr pika 10 në Uashington”, shtoi Haxhiu.
Këto fjalë i tha ai edhe të hënën në Kuvendin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.