×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Deputeti i PDK-së pjesë e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës: Mjerim politik

    Reporteri
    11 Prill 2025 | 18:34

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka marrë pjesë sot në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike prej 16 %.

    Hasani tha se ka dalë që të solidarizohet me qytetarët, sepse sipas tij rritja e çmimit të rrymës është e padrejtë.

    Rritjen e çmimit ai e quajti si mjerim politik, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Kam dalë t’i mbështes qytetarët tanë kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila është e padrehtë sepse ne kemi energji të mjaftueshme, kemi termocentralet tona, kemi prodhimin e mjaftueshëm dhe ne paguajmë rrymën më shtrenjtë se krejt rajoni dhe Evropa. Prandaj kam dalë të solidarizohem me gjithë këta njerëz sot. Mjerim, mjerim politik.”, tha Hasani.

    Deputeti tha se protestat qytetare duhet të vazhdojnë.

    Po ashtu sipas deputetit Hasani edhe Kuvendi duhet të angazhohet në mbrojtjen e interesave të qytetarëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!