Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, ka thënë se ai dhe kolegët e tij nuk janë aspak “pishman” që janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe, sipas tij, partia e Albin Kurtit bën konstatim të gjendjes, kurse PSD’ja ofron zgjidhje konkrete.
Topalli ka thënë në RTK se Lidhja Demokratike e Kosovës është shndërruar në bisht të VV’së, dhe kjo, sipas tij, është shumë e çuditshme.
Ai ka vlerësuar se kërkesa për të çuar vendin në zgjedhje, duke ditur që nuk janë votat, është lojë nga fillimi.
Ai ka thënë se PSD’ja është akuzuar padrejtësisht se po i shërben pushtetit.
“PSD’ja është partia e parë që ka ofruar votat për rrëzimin e qeverisë dhe ato nënshkrime mund të përdoren në çdo kohë, por gjithë kjo është lojë e tyre”, ka thënë Topalli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.