×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i shumicës qeverisëse në Parlamentin e Malit të Zi kërkon dëbimin e ambasadorit të Kosovës

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 13:38

    Në Mal të Zi vazhdon të jetë temë ndalimi i Risto Jovanoviq nga autoritetet e Kosovës për shkak se ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës, të hënën, më 28 qershor, në ngjarjet e organizuara për të shënuar “Vidovdanin”.


    Deputeti i shumicës në Parlamentin e Malit të Zi, Vladimir Dobricanin, në një prononcim për TV “Prva” madje ka kërkuar që të dëbohet ambasadori i Kosovës në Mal të Zi dhe të ndërpritet bashkëpunimi me Kosovën, për të cilën një herë thotë se është “shtet i rrejshëm”, ndërsa më pas thotë se është shtet “kriminal” e “terrorist”, përcjell Demokracia.com.

    Sipas njoftimit të lëshuar të hënën nga Policia e Kosovës, “gjatë manifestimeve ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar mbi dyshimin për vepër penale ‘nxitja e përçarjes dhe mos durimit’, i cili është në procedurë të intervistimit, përderisa të gjitha veprimet lidhur me personin në fjalë do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin e rastit”.

    Më poshtë japim deklaratën e deputetit malazez:

    “Si deputet i shumicës qeverisëse në parlament, i bëj thirrje kryeministrit dhe Qeverisë, që t’i jap ultimatum për 24 orë, edhe pse Rasto Ivanoviq është ndaluar për 48 orë, që nëse për 24 orë nuk dorëzohet në Mal të Zi, të ndërpriten të gjitha kontaktet, të mbyllen kufijtë, të dëbohet ambasadori i rrejshëm i shtetit të rrejshëm dhe të ndërprihet çdo marrëdhëniet me një shtet të tillë kriminal, terrorist”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!