×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Vetëvendosjes akuzon Qeverinë për rritjen e rasteve me coronavirus

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 15:40

    Deputeti i Vetëvendosjes, Fitmi Uka, e ka quajtura kopje, modulin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.


    Sipas tij Qeveria nuk ka idenë se si të menaxhojë pandeminë, shkruan Reporteri.net.

    Uka ka thënë se qeverisë ilegale nuk është duke bërë përshtypje që numri i rasteve po rritet, ndërsa ka alarmuar duke thënë se një gjë e tillë nuk t’i kushtojë në ditët në vazhdim.

    Postimi i tij:

    Pandemia nuk ndalet me doracak. Aq më tepër, jo me doracak të kopjuar e të papërshtatur për realitetin tonë.

    Pse kjo qeveri ilegale nuk e ka idenë se çfarë po bën me pandeminë tregojnë numrat.

    Me 15 prill i kishim 342 raste aktive. Ishin masat e Qeverisë Kurti që e ulën numrin në 199 deri me 30 maj. Rastet aktive janë dyfishuar në 5 ditë e fundit. Sot, kemi 755 raste aktive me COVID-19.

    Por, numri në rritje nuk po i bën përshtypje qeverisë ilegale dhe në vend të veprimit ka zgjedhur gjumin e thellë. Kjo apati do të na kushtoj edhe në ditët në vazhdim.

    Ministri ilegal i shëndetësisë, në dy javët e para në detyrë, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret përveç publikimit të një manuali edhe ndonjë fotografie, herë me maskë e herë pa maskë!

    Prandaj, të dashur, keni kujdes të shtuar, sepse vetëm kujdesi ynë mund të na shpëtoj.

    https://www.facebook.com/fitimukaofficial/photos/a.114836203200835/272216894129431/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCG7ffDG2fDv4LJmV0n5VDoibNnV30vvLAcqX6ut6vd6mKEnDPj33VdmLxOrQ5GkreQ3L7U0fMQARNI_073urKl4FJd9n6QsxgUHHuehPJq1Rpx8N_Rh1JJjAMTUpLFSvKz2nodzaw6zEeFJZXBE1kaZse3vv5ydFmhYUEenLJjEqq_764St1yN2A0fHf99lHYCpeVLGTb8hPiSjYXQ9oZb5EpFDZcT3zWTqcSLBxJHTKSkUMXAUSh99bsLADxVGn4SiS5joEB1CQbCpXuBqNU3P26CfKRZg78yG7r0-mff-pJoHFOGJmlDGYep6GXG8MbW8zfWoUvywC0O7SIqG3M&__tn__=-R

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!