Senatori amerikan David Perdue ka komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mos marrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës.
Perdue në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter, ka shkruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, nëse taksa nuk hiqet Amerika duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha i cili ka thënë senatorit amerikan se është i keqinformuar dhe se Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe paqe në Ballkan, gjersa Serbia mbetet agresori i vetëm në këtë rajon, shkruan Repoteri.net.
“Jo zotëri, ju keni qenë të keqinformuar! Serbia ka vendosur tarifa edhe për Kosovën, kështu që tarifat duhet të hidhen nga të dy palët.
Kosova është gjithmonë e përkushtuar për paqe. Serbia ishte dhe mbetet i vetmi mik i Rusisë dhe agresori i vetëm në Ballkan.
?? Trupat janë këtu për të qëndruar”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.