×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Vetëvendosjes shkon në seancë veç për mëditje, nënshkruan dhe del nga salla

    Reporteri
    14 Mars 2024 | 20:52

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, është parë që ka respektuar procedurën për nënshkrim në nisje të seancës së kuvendit, por që menjëherë ka dalë që aty.

    Pas këtij veprimi. Kokaj për Kiks Kosova ka thënë se është larguar  kur ka parë që në sallë s’kanë qenë edhe kolegët e tij nga Vetëvendosje.

    Ai ka pasur edhe një arsye tjetër se pse nënshkroi dhe doli.

    “Unë duke udhëtuar nga Gjakova, arrita me vonesë në kuvend. Menjëherë nënshkrova, por kur kuptova që kolegët e LVV nuk janë ne sallë, u largova”, është shprehu Kokaj.

    “Ishte edhe një arsye që dola. Një gazetar më luti që të dal nga salla dhe jap një mendim, lidhur me takimin që sot kishte thirrur LDK. Pra këto janë dy arsye që me nxitim kam dalë nga salla”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!