Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca, ka gjykuar se nuk është rastësi që Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit amerikan ka pritur në të njëjtën ditë kryeministrin Kurti dhe liderët e Finlandës e Suedisë përkatësisht presidentin finlandez dhe kryeministren suedeze.
Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, gjenden në Washington DC ku janë pritur nga presidenti Joe Biden, pas aplikimit të tyre për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.
Ndërkaq, Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongres, Gregory Meeks dje ka pritur në takim kryeministrin Albin Kurti.
CM @RepGregoryMeeks: Productive meeting today with Kosovo PM @AlbinKurti, Dep. FM @GashiLiza and Amb. @IlirDugolli. We discussed the strong US-Kosovo relationship, the challenges to European security from Russia and the need for Serbia & others to recognize Kosovo’s independence. pic.twitter.com/4cn9txpnaR
— House Foreign Affairs Committee (@HouseForeign) May 19, 2022
Edhe mysafirët skandinavë, presidenti finlandez dhe kryeministrja suedeze janë pritur dje në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.