×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Driton Selmanaj e ka vendin në Beograd e jo në Qeverinë e Kosovës

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 17:33

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se nuk do ta lejojnë në Kuvendin e Kosovës zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, për shkak të deklaratave të tij për personat e pagjetur.


    Selmanaj e ka vendin në Qeverinë e Beogradit dhe jo në Qeverinë e Kosovës.

    “Ai njeri që u lodhe me punën e të pagjeturve e ka vendin në Beograd jo në Qeverinë e Kosovës…Nuk do ta lejojmë në Kuvend, ai nuk duhet ta marrë më fjalën në Kuvendin e Kosovës. Ai është zv/kryeministër, por me atë fjalor mund të jetë në qeverinë e Vuqiçt e jo këtu”, tha Bajqinovci në “Frontal”, transmeton Express.

    Ai shtoi se deklarata e tij për të pagjeturit është e pafalshme, teksa shtoi se “me këtë nuk bëhet hajgare, është çështje e ndishme e popullit tonë”.

    Deputeti i LVV-së tha se nëse është lodhë Selmanaj le “të bëhet zv/kryeministër në qeverinë e Beogradit”.

    “Ky njeri nuk e ka vendin këtu, sa më shpejt që të largohet ky person është aq më mirë për vendin”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!