×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së e quan “hajn” Isa Mustafën

    Reporteri
    23 Mars 2020 | 11:53

    Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të kundërshtojë mocionin për rrëzimin e qeverisë në krye me Albin Kurtin, që kur për këtë paralajmëroi shefi i LDK’së, Isa Mustafa.


    Deputeti i kësaj partie, Eman Rrahmani, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se populli ka zgjedhur që t’i shërbejë Albin Kurti si kryeministër.

    Ai tutje thotë se qytetarët nuk kanë zgjedhur që t’i vjedhin, kryetari i LDK’së Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaci.

    “Populli ka zgjedh me i shërby Albini, jo me i vjedh Isa e Hashim! #meKryeministrin”, thotë Rrahmani.

    Ndryshe, ky reagim është në vazhdën e sulmeve që zyrtarët e VV-së nisën ndaj Mustafës, pasi ky i fundit paralajmëroi mocion ndaj Qeverisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!