Deputeti i Lëvizjes Artan Abrashi sot në fjalimin e tij e ka quajtur qeverinë aktuale ilegale dhe Avdullah Hotin kryeministër “Koti”.
Kjo gjë ka bërë që të reagoj fuqishëm kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka kërlkuar përjashtimin nga salla të deputetit të VV-së, ose ky i fundit ta tërheq fjalën.
“Kjo fjalë duhet të tërhiqet ose të përjashtohet nga seanca për këtë shkelje”, tha Gashi, shkruan Reporteri.net.
Reagoi deputeti Abrashi duke i thënë se nuk mundet LDK ta përjashtoi nga salla.
“Unë nuk jam deputet i LDK-së që t’i mundesh mem qit prej salle. Jam deputet i VV-së këtë mos e harro, kështu vazhdo çka pate fjalë me vazhdu”, tha Abrashi.
Gashi e mori fjalën sërish duke kërkuar që të bëhet mocion prodeural për përjashtimin e deputetit Abrash nga salla.
“Deputeti bëri gjuhë fyese dhe kërkoj të futet në procedure votimi dhe kjo gjuhë të ndalohet në Kuvend”, tha Gashi.
Në debat u përfshi edhe kryetari i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, i cili tha se la ta harron LDK-ja që largon deputet të VV-së nga salla.
“Fjala Koti s’është gjuhë jo parlamentare, deputeti Abrashi foli shumë mirë, dhe e inkurajoi qysh ka nis, edhe unë mendoj se qeveria aktuale ilegale është qeveri Koti. Harrojeni që mund të qitni deputet të VV-së nga salla, harrojeni”, tha Selimi.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se do të kërkoj nga Komisioni për Legjislacion që të konstatoj nëse fjala Koti është shkelje apo gjuhë jo parlamentare. /Reporteri.net/.