Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba iu është përgjigjur deklaratave të kreut në detyrë të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili e quajti atë “sekser të votave për Presidenten’’, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.
Zyba ka mohuar pretendimet që Haradinaj i ka dhënë, duke i cilësuar këto deklarata të dëmshme dhe të pavërteta.
”Përkundër këtij deklarimi përveç të pavërtetë dhe të pasaktë, njëherit të dëmshëm dhe i rrezikshëm, Ramush Haradinaj gëzon respektin tim për të kaluarën shumë të largët”, tha ai gjersa shtoi se ”Por, fakti që ai ka përmend diçka mua më shqetëson nëse Ramush Haradinaj nuk i deponon dhe nuk është i gatshëm për çkado që ka dyshime, të dhëna që ka shqetësime për situatën që ka qenë lidhur me të apo subjektin e tij”.
”Unë i mohoj të gjitha ato të dhëna të tij, ato kanë qenë deklarime por të gjitha kanë qenë të pavlera dhe të pasakta”, shtoi tutje Zyba.
”Deklarata e tij është publike, e ndjejë për obligim me lutë dhe i kërku Haradinajt ndërsa organet përgjegjëse janë për t’i kërku format tjera të tij për deklaratën dhe çfarëdo të dhëne që ka ai”, tha ai në Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.