×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së i reagon Edi Ramës: Në Kosovë s’do të këtë qeveri që negocion për ndarjen 

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 22:32

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i ka reaguar kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili kritikoi kreun e VV-së, Albin Kurti dhe të LDK-së, Isa Mustafa, për mos krijimin e koalicionit qeverisës.


    Rama, në adresimin e fundvitit, ndërsa foli për minishengenin, tha se Kurti e Mustafa nuk po mirren vesh për shkak të karrigeve (të pushtetit).

    Kjo deklaratë ka “nervozuar” Abazin e VV-së, i cili i thotë Ramës se në Kosovë s’do të këtë qeveri të atyre që negociojnë ndarjen e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Koalicioni qeverisës LVV+LDK është tmerri për krimin, korrupcionin dhe të gjithë ideologëve të mini lojërave ballkanike.

    Kurti dhe Mustafa e kuptojnë barrën historike të çlirimit të Kosovës dhe dëshira e Ramës për protagonizëm dhe eksport të dështimit të tij nuk do të realizohet.

    Në Kosovë nuk do të këtë qeveri të oligarkëve dhe atyre që negociojnë për ndarjen e Kosovës.

    Rama duhet të u jap llogari qytetarëve të Shqipërisë për dështimet në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimit Evropian! /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156680847065718

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!